Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Raportohet si rivali i Putinit, Navalny, vdiq “pasi u helmua me toksinë bretkose”

Gazeta10
14 February 2026 - 14:24

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, vdiq pasi u helmua me një toksinë vdekjeprurëse dhe Rusia është fajtore për sulmet. Kështu kanë deklaruar një numër shtetesh në Mynih, shkruan The Indepedent, trasnmeton Express.

Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Suedia dhe Holanda thanë të shtunën gjatë një konference për shtyp në konferencën e sigurisë në Mynih se analiza e mostrave nga Navalny, i cili vdiq dy vjet më parë, “ka konfirmuar përfundimisht praninë e epibatidinës”.

Epibatidina është një toksinë e gjetur në bretkosat helmuese në Amerikën e Jugut.

Nuk është e qartë se si i është dhënë një helm i tillë Navalnyt, i cili për një kohë të gjatë po qëndronte në Siberi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.