
Mesfushori sulmues i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani ka pësuar një lëndim gjatë grumbullimit me “Dardanët”.
Për shkak të këtij lëndimi, Rashani nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Alain Giresse për dy ndeshjet kualifikuese kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë për Euro 2024.
Pas lëndimit Rashani iu ka nënshtruar ekzaminimeve të hollësishme mjekësore nga stafi mjekësor i Kombëtares.
Pasi u vlerësua ndjeshmëria e lëndimit, u vendos që lojtari të lirohet nga grumbullimi dhe të vazhdojë procedurat e rikuperimit.
Me Kosovën, 30-vjeçari ka 22 paraqitje, në të cilat ka shënuar 4 gola.