
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nedad Rashiq, ka thënë se serbët janë në dijeni se e kanë nënë Serbinë, por, sipas tij, ata duhet ta duan edhe Kosovën, pasi ajo i ka adaptuar ata si një njerkë.
Tutje, ai ka thënë se nëse serbët e Kosovës e themelojnë një parti politike të moderuar, ata mund ta marrin një nga postet e larta të shtetit.
“Ne kemi qenë gjithmonë serbë dhe nuk ka dyshim se kush është nëna jonë, por nëse tashmë jemi të birësuar, atëherë duhet ta duam edhe njerkën edhe nënën tonë”, ka deklaruar Rashiq.
“Të jem i sinqertë, nuk është se nuk e kam menduar kurrë se mund të ndodhë. Ndoshta kryeministri nuk është i mundur, sepse ai është njeriu i parë i pushtetit ekzekutiv, por nëse serbët e Kosovës krijojnë një subjekt politik që do të thotë të jenë të moderuar për të mbijetuar, unë vërtet besoj se ata mund të kenë një nga tre postet më të larta, postin e presidentit ose kryetarin e Parlamentit”, ka shtuar ministri.
Më tej, ministri serbe ka treguar pse serbët lokalë të Kosovës i kanë bojkotuar institucionit e Kosovës.
“Gjatë atyre dy muajve vazhdimisht kemi insistuar që të arrihet një marrëveshje, por ka ndodhur që deklarimi i Kosovës me vendosmërinë e shqiptarëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë të bëhet sa më shpejt. Si përgjigje ndaj kësaj, ne bojkotuam punën e institucioneve që ishte reflektim i pakënaqësisë sonë, sepse nuk u arrit asnjë kompromis”, ka thënë Rashiq për BBC.