Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rashkaj flet për ndeshjen kundër Haitit: Vetëm kur hyra në fushë e kuptova se çfarë ndeshje ishte

Gazeta10
05 March 2023 - 23:13

Në pjesën e parë të emisionit “Kampionët” këtë të diel foli edhe kapiteni i Kosovës në ndeshjen e parë miqësore, Anel Rashkaj.

Ai për “Kampionët” përshkroi momentet e përjetuara pasi ishin lojtarë që po shkruanin histori.

“Atmosfera ishte fantastike, “Dardanët” na surprizuan jashtë hotelit, ishin të jashtëzakonshëm.”, tha ai.

Tutje, ai rrëfeu edhe emocionet e tij para fillimit të ndeshjes historike të Kosovës që ato momente po e zhvillonte ndaj Haitit.

“Vetëm kur hyra në fushë e kuptova se çfarë ndeshje ishte, e kuptuam se çfarë po bënim.”, shtonte kapiteni Rashkaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.