
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar për pezullimin nga puna të kryeinspektoriatit Ylber Topalli, raporton Gazeta10.
Ky vendim është bërë pas konstatimit të gjetjeve në Raportin që është proceduar edhe në Prokurori të shtetit.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se kjo procedurë është bërë për shkak të shkelje të rënda procedurale që lidhen me rastin Dehari.
Tutje, bëhet thirrje për trajtimin e të gjitha rrethanave deri në zbardhjen përfundimtare të rastit.
“Procedura disiplinore ndaj z. Topalli është iniciuar për pretendimet e shkeljeve të rënda procedurale që janë të ndërlidhura me rastin e ngjarjes së Astrit Dehari, që kishte ndërruar jetë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor 2016. Me këtë rast, pas konstatimit të gjetjeve të Raportit të cilat i kemi proceduar edhe në Prokurori të Shtetit, bëjmë thirrje dhe theksojmë nevojën e vazhdimit të procedurave hetimore për trajtimin e mëtutjeshëm të të gjitha rrethanave deri në zbardhjen përfundimtare të këtij rasti” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.