
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka deklaruar se janë bërë shkelje sa i përkeë rastit Dehari, ku janë marrur inqizimet e kamerave të sigurimit me aprovim të ish-drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, raporton Gazeta10.
“Raportin të cilin ne e kemi pranuar adreson shkeljet si në vijim: Marrja dhe posedimi i inçizimit të kamerave me aprovim të ish drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj tek zyrtarët Ylber Topalli, Burim Buleshkaj dhe anëtarë nga komisioni tjetër, përbën shkelje të legjislacionit penal për mbrojtjen e të dhënave”, tha Haxhiu ndër të tjera.
Tutje, ajo ka theksuar se marrja e pamjeve nga kamerat e sigurimit është bërë para se t’i merrte Policia e Kosovës.
“Është e rëndësishme të theksohet se inqizimet e kamerave të sigurisë nga kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës, janë marrur para se ato t’i merrte policia, pra nga data 5 kur ka ndodhur rasti dhe datat 6,7 nëntor të vitit 2016.“, tha Haxhiu./Gazeta10.