
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka larguar nga puna Burim Buleshkajn, ish UD. Drejtori i Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK dhe Destan Zogajn, Zyrtar Korrektues, ish UD-Drejtor në Qendrën e Paraburgimit Prizren.
Në njoftim thuhet se ndaj tyre ishte iniciuar procedurë disiplinore për “shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016”.
“Gjatë hetimit dhe rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë e tyre, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka konstatuar se lidhur me rastin në fjalë, B.B dhe D.Z janë përgjegjës për shkelje të rëndë disiplinore. Andaj, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës duke u bazuar në këto shkelje ka vendosë largimin e të dy nëpunësve civil nga puna.”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se para pesë muajsh ata ishin pezulluar nga puna./Gazeta10