
Të dielen është zhvilluar ndeshja e Superligës së Kosovës në futboll mes Duakgjinit e Prishtinës, e cila përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat minimal 1-0.
Mirëpo, vëmendjën kryesore e morri mënyra se si u shënua goli i Dukagjinit, i cili nga shumëkush po konsiderohet si gabim i gjyqtarit.
Në minutën e 40-të të ndeshjes, pas një rivënie nga këndi për vendasit, gjatë harkimit dhe derisa topi ishte në lartësinë e madhe, gjyqtari kryesor i takimit, Mentor Ajeti, sinjalizoi gjuajtje të lirë në favor të Prishtinës, futbollistët e së cilës ndalet dhe ndërkohë ky top përfundon në rrjetë.
Me ndihmën e sistemit VAR, konkretisht gjyqtarit, Ilir Mehmeti, arbitri kryesor i ndeshjes, Mentor Ajeti e pranon golin si të rregullt.
Pas kësaj ngjarje, klubi i Prishtinës ka dalë me një komunikatë në rrjete sociale, duke theksuar se ky gol është jashtë rregullave të futbollit dhe me theks të veçantë se ndeshja duhet të përsëritet.
Në komunikatë, klubi kryeqytetas gjithashtu përmend se nuk janë ndarë të kënaqur me referim as në ndeshjen e javës së kaluar në Kupën e Kosovës, po ndaj kundërshtarit të njejtë.
Pas humbjes së pësuar sot, Prishtina renditet e e katërta në tabelë me 27 pikë, ndërsa Dukagjini e gjen veten një pozitë më poshtë me dy pikë më pak.