Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti i Liridona Ademajt i jepet një prokuroreje serbe, pse nuk iu dha një prokurori shqiptar

Gazeta10
13 December 2023 - 11:54

Avokati Arbër Jashari ka thënë se lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt, rasti i është dhënë prokurores serbe, Javorka Perlinçeviç, e që siç tha ai kjo ka ndodhur si pasojë e shortit.

Avokati Jashari tha se nuk dyshon në aftësitë profesionale të prokurores, por fakti që ajo nuk flet shqip, mund ta vështirësojë seancën pavarësisht se ajo do jetë gjithnjë e shoqëruar nga një përkthyes.

“Në parim është sistemi elektronik i menaxhimit të lëndëvce. Duke qenë se në Kosovë më parë ka pasur shumë parregullsi në ndarjen e lëndëve, ndërsa tani ndahen përmes sistemit elektronik. Në momentin që regjistrohet, lënda i kalon prokurorit, pas një lloj shorti. Në këtë rast prokurorja serbe është prokurorja e rregullt e çështjes së Liridonës”, tha avokati inë emisionin “Good Morning Albanians”

 “Sa i përket anës profesionale, më kanë thënë se është prokurore e zonja dhe e zgjuar, ajo është për departamentin e krimeve të rënda dhe ka përgatitje profesionale”.

Avokati Jashari ka thënë se prokurorja serbe kupton shumë mirë shqip por që nuk e flet dot rrjedhshëm dhe se vendimet ajo duhet t’i marrë me ndihmë të përkthyesve.

“Sa i përket a flet shqip, kam kuptuar që ajo kupton shqip mirë, por nuk flet shqip rrjedhshëm dhe gjithë vendimet duhet t’i marrë me ndihmë të përkthyesve, kjo e vështirëson çështjen, gjithashtu kur të ketë debate gjyqësore, e gjithë procedura do të zhvillohet në shqip, e ajo do jetë i vetmi person që nuk do kuptojë, pasi jo gjithçka thuhet nga përkthyesi e transmetohet në mënyrë besnike.

Në mendimin tim do duhej të gjendeshin modalitete që të gjendej një prokuror që fliste shqip”, tha avokati Arbër Jashari.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.