Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti i Pejës, protesta në Gjakovë, Tali: Të mbyllet shtëpia, dënime meritore (VIDEO)

Gazeta10
04 November 2022 - 12:24

Në protestën e organizuar në Gjakovë për rastin e dhunës ndaj të moshuarës në një Shtëpi të Pleqve në Pejë, është kërkuar mbyllja e kësaj shtëpie, raporton Gazeta10.

Një folëse në këtë tubim ka bërë thirrje qeverisë që të mbyllet kjo shtëpi dhe të arrestuarat ta marrin dënimin e merituar.

“I bëjmë thirrje qeverisë ta mbyllin shtëpinë e të moshuarve dhe të arrestuarat ta marrin dënimin e merituar”, ka thënë Qamile Tali në këtë organizim.

Kjo protesë është organizuar nga një shoqatë e luftës atje.

Para dy dite në Facebook është publikuar një video ku një infermiere ka sulmuar një të moshuar e cila është nëna e dëshmorit, Taulant Nura.

Ajo dhe dy kolege të saj tashmë janë në paraburgim si dhe ka pasur një reagim të ashpër të opinionit publik lidhur me këtë rast. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.