Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti Shala, dëshmitari Hoxha vazhdon dëshmin e tij edhe sot pyetet për uzinën e Kukësit

Gazeta10
21 November 2023 - 11:04

Në Dhomat e Specializuara në Hagë  ka vazhduar, procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, dje, ka dëshmuar dëshmitari i pestë i mbrojtjes, Zijadin Hoxha, në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar mbrojtja e Shalës përmes avokatit, Jean-Louis Gilissen. Dëshmitari Hoxha tha se ka qenë i burgosur politik.

Hoxha u pyet edhe për uzinën e metalit në Kukës, për çka ka thënë se në katin e parë të kësaj ndërtese ka qenë shtabi i logjistikës, e në të dytin kanë qëndruar komandantët.

Kur u pyet nga mbrojtja e Shalës në lidhje me personat që ka parë në atë uzinë, ai e mohoi se në të gjatë vitit 1999 ka qëndruar Jakup Krasniqi.

Në çështjen gjyqësore Shala, për këtë javë pritet të mbahen pesë seanca.

Ai ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, n bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ai është pyetur në një video për një ushtar, ku ai ka thënë se është  një ushtarë cili ka ardhur nga Amerika për të luftar për çlirimin e Kosovës.

“ Po ky është një ushtarë i cili ka ardhe nga Amerika prej brigadës Atlanike që ka ardhur për të luftar për çlirimin e Kosovës, emri i tij është Shefki e mbiemrin nuk edi”, ka thënë dëshmitari.

Ai poashtu gjatë dëshmirë së tij i cili është marrur në pytje nga mbrojtja e Shalës ka përmendur edhe Fadil Hoxhën.

Por edhe sot poshtu ka filluar që ende të merret në pytje për uzinën e Kukësit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.