Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reagon Donjeta Sahatçiu pasi u shkarkua nga Rama: Prishtina na bashkoi, Badoci na ndau

Gazeta10
05 February 2024 - 22:57

Donjeta Sahatçiu e PDK-së ka reaguar disa orë pasi u shkarkua nga Përparim Rama nga pozita e nënkryetares së komunës së Prishtinës.

Sahatçiu përmes një postimi në rrjetin e saj social, Facebook, ka thënë se një copëz e misionit të saj u arrit.

Prishtinë deri herën tjetër, faleminderit!  Një copëz e misionit u arrit. Nga një grua të parë nënkryetare në historinë e Prishtinës, nesër vjen një tjetër grua nënkryetare”, ka shkruar ajo.

E gjithashtu i ka dërguar edhe një mesazh, Jehona Lushtaku- Sadriut, e cila tanimë është emëruar nënkryetare e komunës së Prishtinës.

“Jehona, në zyre e gjen shenjë këtë mural të qëndisun me shumë dashni: gratë mbështesin njëra tjetrën. Të priftë e mbara, sytë katër!”, ka shkruar Sahatçiu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.