
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pas lajmit se Franca është duke kushtëzuar procesin e liberalizimit të vizave me anëtarësimin ETIAS.
Balje përmes një postimi në Facebook, ka shprehur pakënaqësi me kushtet që po shtohen për të liberalizuar vizat për Kosovën, transmeton Gazeta10.
“Hajde voto këto për liberalizimin e vizave, pastaj hajde këto, pastaj plotëso këtë kusht, pastaj këtë, dhe tani hajde kushti/kushtet e reja, hajde!!!”, ka shkruar ajo./Gazeta10