
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka reaguar për vrasjen e Liridona Murselit duke përmendur edhe arrestimin e pjesëtarit të FSK-së për rastin.
Maqedonci tha se ndaj tij do të merren masat në përputhje me rregullohen e FSK-së.
Shkrimi i plotë:
I tronditur kam përcjellur ngjarjen e fundit tragjike, atë të vrasjes së Liridona Ademaj. Ndërkohë që zhvillimet e fundit rreth zbardhjes së rastit kanë sjellur një situatë makabër në publik, para pak çastesh jam informuar për arrestimin e një pjesëtari të FSK’së në lidhje me rastin.
Të gjithë të përfshirët në rast duhet të marrin dënimin meritor ndërsa deri në zbardhjen e plotë të rrethanave, ndaj pjesëtarit të FSK’së do të veprohet në përputhje me rregulloret e FSK-së.
Ngushëllime familjes, të afërmve dhe gjithë qytetarëve të prekur nga vrasja e Liridona Ademajt!