
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh, shkruan euronews.al, transmeton Gazeta10.
Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë.
“Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.”- thuhet në reagimin e ministrisë së Mbrojtjes.
Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Gjëndja shëndetesore e dy ushtarakëve shqiptare është e stabilizuar, shkruan euronews.al./Gazeta10.