Drejtuesja teknike e rastit të lisë së majmunit për OBSH, Dr. Rosamund Lewis, tha se transmetimi i virusit nga njeriu në qen është lajm i ri por jo befasues sepse e kami parë si mundësi, shkruan CNN, transmeton Gazeta10.
“Është informacion i ri por nuk është informacion befasues, dhe është diçka për të cilën ne kemi qenë duke e pritur të ndodh.”, tha Dr. Lewis
Më parë, ishte raportuar vetëm transmetimi i virusit nga kafsha te njeriu, duke iu referuar një shpërthimi të lisë së majmunëve në SHBA, në të cilin njerëzit ishin infektuar me virusin përmes qenve.
“Ky është incidenti i parë që ne po mësojmë se ku ka transmetim nga njeriu te kafshët, kjo nuk është raportuar më parë dhe nuk është raportuar që qentë të jenë infektuar më parë”, tha Lewis gjatë një ngjarjeje të Washington Post Live të hënën.
“Mesazhi që japim është se kafshët shtëpiake duhet të izolohen nga anëtarët e familjes që mund të jenë të infektuar…ky ka qenë një shembull i qasjes me kujdes paraprak mesazheve paraprake, sepse ne nuk e kishim informacionin se kjo kishte ndodhur ndonjëherë më parë, nuk ishte raportuar më parë, por ishte një mesazh i arsyeshëm, i kujdesshëm për të dhënë. Dhe tani kemi incidenti i parë ku kjo ka ndodhur në të vërtetë.”, shtoi doktoresha e OBSH-së.
Lewis tha se nuk është e qartë nëse qeni i infektuar do të jetë në gjendje të transmetojë përsëri virusin te njerëzit, shkruan CNN. / Gazeta10