Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reagon Veliu: Abdixhiku po sillet si pronar partie, kërkesat për dorëheqje legjitime dhe të drejta

Gazeta10
25 June 2026 - 16:30

Agim Veliu ka vlerësuar se kërkesat e degëve për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga pozita e Kryetarit të LDK-së, janë “plotësisht legjitime dhe të drejta”.

Sipas Veliut, nën drejtimin e Abdixhikut LDK ka mbetur “e ngujuar” në vendin e tretë.

Reagimin e Abdixhikut ndaj kërkesave për dorëheqje, Veliu e ka quajtur si arrogant dhe ka thënë se po sillet si pronar partie.

“Duke u sjellë si pronar partie e jo si kryetar i zgjedhur, Abdixhiku po dërgon mesazhin se në LDK ndëshkohen ata që kërkojnë llogaridhënie, jo ata që dështojnë.

Kur një lider kërkon të heshtë kritikët, të ndëshkojë fituesit dhe të mbrojë veten nga përgjegjësia politike, problemi nuk është më vetëm rezultati zgjedhor. Problemi është mënyra se si ai e kupton demokracinë, debatin e brendshëm dhe vetë funksionimin e parties”, ka shkruar Veliut.

Dorëheqjen e Abdixhikut e kërkuan Dega e Pejës, Lipjanit dhe Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.