Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madrid interesohet për Gabriel Veiga

Gazeta10
09 March 2023 - 22:41

Skuadra spanjolle, Real Madrid ka shfaqur interesim për mesfushorin e Celta Vigos, Gabriel Veiga.

Siç raportojnë mediat spanjolle, klubi madrilen ka dërguar skautët për ta përcjellur talentin 21-vjeçar.

Këtë sezon, Veiga është paraqitur në 23 ndeshje me fanellën e Celta Vigos, ku ka shënuar 8 gola dhe ka  dhuruar 3 asistime.

Për spanjollin, të interesuara janë edhe Manchester United, Arsenal dhe Newcastle.

Real Madrid momentalisht gjendet në pozitën e dytë në LaLiga me 53 pikë të grumbulluara, nëntë më pak se lideri, Barcelona.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.