Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real madridi i ofron 50 milionë euro Mbappes

Gazeta10
07 July 2023 - 11:02

Sipas raportimeve të fundit, klubi spanjoll, Real Madrid i ka ofruar Kylian Mbappes një pagë prej 50 milionë euro në vit, në rast se ai i bashkohet atyre këtë verë.

E ardhmja e Mbappes ende nuk dihet, me Parisin që i kanë dhënë ultimatum,

nënshkruaj kontratën e re ose do të largohesh këtë verë.

Klubi nga kryeqyteti francez i kanë vënë çmimin Mbappes për klubet e interesuara, i cili arrin në 200 milionë euro.

Real Madridi ka një plan financiar se si do të arrijë të nënshkruajë me Mbappen. Ata i kanë ofruar një kontratë me 50 milionë euro në vit, e cila përfshin një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro.

Mirëpo, plani i “Los Blancos” është që të nënshkruajë me francezin gjatë vitit të

ardhshëm, kështu duke bërë me dije se nuk do të paguajë 200 milionë euro për shërbimet e tij.

Raportimet nga Franca bëjnë me dije se nga 10 korriku deri më 26 korrik do të jenë datat kruciale për këtë transferim.

Mbappe edhe verën e kaluar ishte afër nënshkrimit me Real Madridin, mirëpo në momentet e fundit, ai zgjodhi të vazhdojë kontratën me klubin parisien.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.