
Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën me rezultat të thellë 0-4 dhe ka siguruar kalimin në finale të Kupës së Mbretit.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Camp Nou”, Reali gjeti golin e eëprsisë në fund të pjesës së parë pas një kundërsulmi të shpejtë.
Pjesa e dytë e këtij ballafaqimi i takoi e gjitha “Los Blancos”, të cilët arritën të shënonin edhe tri gola të tjera.
Karim Benzema shënoi një gol mjaft të bukur për të dyfishuar avantazhin e skuadrës madriliene.
Ishte përsëri Benzema, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për të trefishuar eëprsinë e Realit.
Sulmuesi francez kompletoi “Hat-Trickun” në minutën e 80-të, ku shënoi pas asistit të Vinicus Junior.
Në finale të Kupës së Mbretit, Reali Madridi do të përballet me Osasunën.