Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e dytë me Man Cityn

Gazeta10
15 Prill 2024 - 16:26

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e dytë çerekfinale me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë në Stantiago Bernabeu javën e kaluar përfundoi 3-3, ndërsa të mërkurën e kësaj jave dy skuadrat do të mësojnë fatin e tyre nga ora 21:00 në “Etihad Stadium”.

Manchester City është favoritë për këtë takim të dytë, duke ditur se kanë një avantazh nga ndeshja në shtëpi, por edhe rezultati pozitiv që morën në Spanjë. Në anën tjetër, Los Blancos do të synojnë me të gjitha forcat që të kalojnë në gjysmëfinale, mirëpo nuk do të jetë e lehtë. Lista e plotë e Real Madridit:

Portierë: Lunin, Kepa, Fran.

Mbrojtësit: Carvajal, Militao, Nacho, Lucas Vazquez, Fran Garcia, Rudiger, Mendy.

Mesfushorët: Bellingham, Kroos, Modric, Camavinga, Valverde, Ceballos, Arda Guler.

Sulmuesit: Vinicius Junior, Rodrygo, Joselu, Brahim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.