Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Real Madridi shpreh interesim për talentin e Valencias

Gazeta10
23 September 2024 - 16:08

Real Madridi është në kërkim të një qendërmbrojtësi në merkaton e janarit.

 

Në listën e dëshirave të “Los Blancos” është edhe mbrojtësi i Valencias, Yarek Gasiorowski.

 

Gasiorowski është vjetëm 19-vjeçar dhe ka impresionuar me paraqitjet e tij me fanellën e Valencias.

 

Klauzola e largimit të reprezentuesit spanjoll është 45 milionë euro, shumë kjo që nuk paraqet ndonjë problem për kampionët e Spanjës dhe të Evropës.

 

19-vjeçari është paraqitur në dy ndeshje me Valencian këtë edicion dhe shihet si një nga mbrojtësit me të ardhme të ndritur.

 

Real Madridi në verë synonte transferimin e Leny Yoros për të përforcuar mbrojtjen, por francezi në fund vendosi që t’i bashkohej Manchester United.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.