Në raundin hapës së fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni, Interi do të zhvillojë ndeshje si mysafirë në “Reale Arena” sonte kundër Real Sociedadit.
Interi e arriti finalen e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, ku u mposht nga Manchester City, kurse për Real Sociedadin kjo është paraqitja e parë në këtë garë pas 10 vitesh.
Të dy skuadrat janë përballur vetëm dy herë mes vete, ku secila e ka nga një fitore.
Ndeshja e fundit mes tyre daton në muajin tetor të vitit 1979, ku asokohe Real Sociedadi e mposhti Interin 2:0.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Real Sociedadin nuk do të paraqiten Fernandez, Silva dhe Merquelanz, kurse te Interi do të mungojnë Calhanoglu dhe Cuadrado.
Mungesa e Calhanoglut te Interi është lajm i mirë për yllin shqiptar, Kristjan Asllanin, i cili pritet të jetë sonte titullar ndaj Real Sociedadit.
Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.
Real Sociedad (4-3-3): Remiro; Traore, Le Normand, Zubeldia, Tierney; Mendez, Zubimendi, Merino; Kubo, Oyarzabal, Barrenetxea
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Martinez, Thuram