Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Reali kërkon portierin Bonou

Gazeta10
11 August 2023 - 20:01

Një ditë pas lëndimit të Thibaut Courtoisit, Real Madridi ka kontaktuar Sevillan për portierin Yassine Bonou, ka njoftuar “Marca” të premten.

ëhet e ditur se klubet janë në negociata dhe Reali po insiston në transferimin e marokenit sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mësohet se marrëveshja mund të arrihet, por mbetet të shihet nëse Bonou do të huazohet për një vit te Reali apo ekipi madrilen do ta blejë kartonin e tij, që vlerësohet mbi 20 milionë euro.

Reali ka mbetur pa belgun Courtois, i cili ka lënduar ligamentin e gjurit në stërvitje dhe do të qëndrojë të paktën 9 muaj jashtë fushës.

Courtois gjatë këtyre ditëve do t’i nënshtrohet operimit, ndërsa Reali ndeshjen e parë në La Liga e luan të shtunën në udhëtim tek Athletic Bilbao. Bonou 32-vjeçar ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2025.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.