Gazeta10

Reduktimet e energjisë, Maliqi me shumë kritika për qeverinë

Analisti politik, Agon Maliqi, ka drejtuar një varg kritikash ndaj qeverisë lidhur me rikthimin e reduktimeve në Kosovë, raporton Gazeta10.

Maliqi ka përmendur disa mundësi që Kosova ndër vite i ka pasur për ta stabilizuar gjendjen me energji elektrike.

Ai ka thënë se investimet energjetike po goditen edhe nga deklarimet e kryeministrit Kurti lidhur me mundësinë e një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sikur budallakia dhe naiviteti të ishin burim energie, sot ne e furnizonim gjithë Evropën”, ka thënë ndër të tjera Maliqi.

Këtu keni statusin e plotë:

“Diku rreth viteve të para të pavarësisë Kosova kishte mundësi të artë për me ndërtu termocentrale të reja prej qymyrit nga investitorë seriozë prej SHBA ose Gjermanisë. Projekti dështoi pasi u sabotua me sukses nga mafia rajonale e tregtisë me energji dhe nga Rusia e interesuar për ta rritur varësinë e rajonit nga gasi. Gjithsesi, me ndihmën edhe të paaftësisë së qeverisë së asaj kohe dhe shumë njerëzve në Kosovë, shumica (por jo të gjithë) me qëllime të mira.

Argumentet që dëgjoheshin në Kosovë në kundërshtim të projektit? Kosova duhet t‘i ketë prioritet burimet alternative të energjisë, që asokohe (për dallim prej sot) akoma nuk ishin ekonomikisht të arsyetueshme. Madje thuhej se kjo do të na pengonte integrimin në BE. Flitej edhe për cilësinë e ajrit, edhepse termocentralet e reja me teknologji të kohës do të ndotnin shumëfish më pak se dinosaurët e vjetër. Flitej për kapitalizmin e pashpirtë që do me na i vjedh burimet. Pra termocentralet ishin “e keqja e madhe.”

Rezultati? Viti 2022, Kosova vazhdon të jetë e varur nga dinosaurë të komunizmit që mezi rrinë në këmbë, me ajër të stërndotur; e varur nga importet dhe me reduktime në mes të gushtit; e pa integruar në BE për arsye krejt të tjera. Ndërkohë që edhe vetë BE-ja nuk po e përballon tranzicionin e gjelbër në rrethana lufte pa iu rikthyer qymyrit. Projektet me qymyr sot nuk t’i financon më kush, ndërkohë Kosova i refuzon edhe ato me gas, gjithmonë fisnike në pritje të tranzicionit në burime të gjelbra, duke e lënë veten në mëshirë të fatit dhe tregtarëve të energjisë në periudhën e ndërmjetme.

Kush vjen me investu në një vend me reduktime energjie në pikë të verës dhe ku kryeministri paralajmëron mundësi lufte? Numri i 20,000 njerëzve të larguar vitin e kaluat drejt BE më duket sinqerisht i vogël.

Gjithsesi duhet të ndihemi krenarë me vigjilencën, largpamësinë dhe parimet tona konsistente përmes të cilave i ndalojmë projektet dashakeqe. Sikur budallakia dhe naiviteti të ishin burim energie, sot ne e furnizonim gjithë Evropën”, ka shkruar Maliqi në llogarinë e tij në Facebook.

Përndryshe, KEDS mbrëmë vonë ka njoftuar se në Kosovë do të fillojë reduktimet 6:2 në të gjithë vendin. Ky lajm ka ngjallur reagime të mëdha kundërshtuese nga opozita dhe Shoqëria Civile. / Gazeta10

NË FOKUS

gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët