Gazeta10

Reduktimet, Tahiri: Kësaj duhet thënë stop tani, ndryshe do jetë vonë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë lidhur me rikthimin e reduktimeve, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se kësaj politike duhet thënë stop sot sepse nesër do të jetë vonë.

Tahiri e ka konsideruar këtë si një test të pushtetit për të parë nëse durohen reduktimet e energjisë e që më pas ato të ashpërsohen.

Këtu keni postimin e plotë:

“Paralajmërimi i reduktimeve në pikë të verës, është asgjë më shumë se paralajmërim i një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti.

Është thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë. Është test i durimit, është test i manovrimit, është test i mashtrimit.

Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit.

Kësaj duhet thënë stop tani, ndryshe do jetë vonë!”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

Përndryshe, KEDS mbrëmë vonë ka njoftuar se Kosova do të futet në reduktime 6:2 në të gjithë vendin. Kjo ka ngjallur reagime kundërshtuese nga opozita dhe Shoqëria Civile. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë