Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reforma në skemat sociale përplasë opozitën me Ministrin e Financave

Gazeta10
05 October 2022 - 20:22

Marrëveshja për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë” mes kritikash e kundërshtimesh u miratua në Komisionin parlamentar për Buxhet. Pikërisht kjo marrëveshje ngjalli mospajtime mes deputetëve e ministrit të Financave. Deputetët opozitar kritikuan këtë marrëveshje me arsyen se nuk duhet marrë kredi për skema sociale, derisa kritikues u shfaqën edhe dy deputetë të Vetëvendosjes, Visar Korenica e Eman Rrahmani.

Raporti:Fjolla Xheladini

Kjo ishte kërkesa e deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti karshi ministrit të Financave, Hekuran Murati gjatë raportimit të tij në mbledhjen e komisionit parlamentar.

Deri tek kjo përplasje verbale erdhi pas diskutimeve për marrëveshjen për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.

Me ç’rast deputeti, Hoti ka thënë që është e pakuptimtë të merret kredi për skema sociale. Kritik ndaj kësaj marrëveshje ishte edhe deputeti tjetër opozitar, Ferat Shala.

Ndërkaq, i pari i dikasterit të Financave, Hekuran Murati shpjegoi këtë marrëveshje duke shtuar se nuk është kredi, por reformë për skemat sociale.

Megjithatë, edhe bashkëpartiakët e tij në Vetëvendosje, deputetët Visar Korenica e Eman Rrahmani kërkuan reflektim nga Ministria e Financave sidomos për 15 milionët e kësaj kredie për ridestinimin e tyre.

Këtë ministri Murati e quajti vërejtje me vend, por sërish kundër i doli deputeti i LDK-së Avdullah Hoti

Përveç marrëveshjes për skemat sociale, Komisioni parlamentar për Punë, Buxhet e Transfere miratoi edhe tri marrëveshje të tjera ndërkombëtare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.