
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se fjalimi i tij u ka rënë disave si rrufe nga qielli, raporton Gazeta10.
Rama ka folur kështu duke iu referuar refuzimit të disa të ftuarëve në darkë mbrëmë në Strasburg.
Tutje, Rama ka thënë se do të ju duhet edhe pak kohë për të analizuar faktet dhe për të kuptuar madhësinë e gabimit që kanë bërë.
Më tej, Rama ka thënë se e djathta e Shqipërinë po ka kohë që të kundërvihet një temës si kjo me rëndësi kombëtare përmes dokrrave.
“Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja. E mirëkuptueshme. S’ke si ndjehesh mirë kur dëgjon një histori horrori si sajesa e trafikut të organeve! Bashkëbisedimi me ndonjërin syresh pas darkës ishte kuptimplotë. U ka rënë si rrufe në qiell të pastër. Do t’u duhet ca kohë për të analizuar faktet, kuptuar madhësinë e frikshme të gabimit të bërë një dekadë më parë dhe adresuar nevojën për korrigjimin e tij me një akt të ri. Por është e neveritshme, që edhe për një padrejtësi kaq ekstreme dhe për një të drejtë kombëtare kaq legjitime, e kaq përtej politikës së ditës, e djathta jonë e nongratave dhe e rublave, gjen kurajon të kundërvihet e të merret me dokrra!#NjerëzPaAtdhe #KatranMeMeBojë”, ka shkruar Rama. / Gazeta10