Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Regjimit të vizave i ka ardhur fundi”

Gazeta10
11 October 2022 - 20:06

Nga 13 tetori në Këshillin e Evropës do të nisin procedurat të cilat pritet të çojnë drejt një vendimi formal për liberalizimin e vizave.  Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen optimistë që Franca dhe Holanda nuk do të zvarrisin më këtë proces, derisa thonë se qytetarët do të lëvizin lirshëm brenda 6 muajve.

Raporti: Bleona Dallaveraj, Kamera: Labeat Krasniqi.

Të enjten Grupet Punuese për Vizat në kuadër të Këshillit Evropian pritet të shqyrtojnë dokumentin sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Dokumenti teknik i Komisionit Evropian i është dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në këshill, ku thuhet se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për lëvizjen e lirë.

Ndërsa, më 14 tetor pritet të mblidhen ministrat e Punëve të Brendshme të Unionit.

Vendimin final për liberalizim do ta merr Këshilli Evropian me shumicë të votave.

Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare janë shprehur optimist që Kosova të mërkurën do të merr sinjale pozitive drejt liberalizimit të vizave.

Ata thonë se brenda 6 muajve të ardhshëm, qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm.

Edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Akri Çipa ka thënë se pret që propozimi për heqjen e vizave të gjejë mbështetjen e vendeve anëtare.

Komisioni Evropian kishte vlerësuar 6 vite më parë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, por që i kishte vendosur kusht vendit për finalizimin e këtij procesi, arritjen e marrëveshjes për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Përkundër kësaj, nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në zonat Shengen./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.