
Shefi i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se shqiptarët në Luginën e Preshevës duhe të ju bashkohen procesit të regjistrimit të popullësisë në Serbi, raporton Gazeta10.
Tutje, Tahiri ka thënë se komunitetet që jetojnë në Kosovë janë pjesë e pandashme e identitetit shtetëror dhe shoqërisë tonë.
“Të gjtiha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe vecmas komuniteti serb janë pjesë e pandashme e identitetit dhe shoqërisë tonë”, ka thënë më tej ai.
Më tej ai ka akzuar Serbinë për fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Ajo cfarë Serbia është duke u përpjekur ta bëjë me shqiptarët e Luginës është një formë e Apartaedit”, ka thënë ai më tej.
Më tej, Tahiri ka ftuar qytetarët që jetojnë atje të i bashkohen këtij procesi.
“Kanë mbetur edhe para se një proces i tillë të përmbyllet prandaj e konisderojë si shumë të nevojshme që nga këtu unë dhe secili prej jush të ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëkombasëve tanë që ta shfrytëzojnë të drejtën e regjistrimit të përkatësisë kombëtare”, ka thënë Tahiri. / Gazeta10