Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Krasniqi fton shqiptarët që të përfshihen në proces

Gazeta10
29 October 2022 - 18:17

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc që të përfshihen në këtë proces, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka akuzuar Serbinë se po i përshkallëzon politikat e saj përjashtuese dhe se me të gjitha mjetet po provon ta ulë numrin e shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Tutje, Krasniqi ka thënë se në këto rrethana përgjigja duhet të jetë unike dhe e fuqishme.

I pari i PDK-së ka thënë se ky është një hap për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në Serbi.

Këtu keni postimin e plotë:

“Meqë kemi hyrë në dy ditët e fundit të afatit, 30 dhe 31 tetor, u bëjë thirrje edhe një herë të gjithë shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, por edhe kudo që ata jetojnë në Serbi, të regjistrohen dhe deklarojnë përkatësinë e tyre kombëtare.

Siç e dijmë dhe e kemi parë deri sot, Serbia po përshkallëzon çdo ditë politikat e saj përjashtuese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve. Në të gjitha format dhe me të gjitha metodat, po provon të ulë numrin e shqiptarëve që jetojnë në Serbi.

Prandaj, përgjigja e shqiptarëve duhet të jetë unike dhe e fuqishme në këtë proces të regjistrimit të popullsisë. Ky është hapi i parë i mbrojtjes së interesave dhe të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Shkoni dhe regjistrohuni – dëshmoni që jeni shumë. Në këtë mision, shqiptarët atje duhet ta kenë mbështetjen e plotë edhe të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.