Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Regjistrohet vetura e parë nga targat ilegale në ato RKS

Gazeta10
01 September 2022 - 19:59

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në ato RKS. 

Sipas një njoftimi të ministrisë, vetura e parë është regjistruar në Prizren, raporton Gazeta10. 

Më tej, kjo ministri njofton se ky proces ka filluar në orët e mëngjesit. 

Njoftimi i plotë:

Në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në RKS, vetura e parë është regjistruar në Prizren.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot, që në orët e mëngjesit ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në targa RKS.

Filloi procesi për regjistrimin e mjeteve nga targat ilegale në ato RKS

/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.