Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Relacionet personale mes Kurtit e Ramës, vlerësohen se po ndikojnë tek dy shtetet

Gazeta10
06 July 2023 - 18:51

Raporti: Gentiana Gashi
Raporti mes kryeministrave, Albin Kurti e Edi Rama, janë në pikën zero. Që të dy kanë relacione të tensionuara. Ish diplomatët thonë se ky relacion i marrëdhënieve ndërmjet dy kryeministrave shqiptarë, ka të bëjë me hatërmbetje personale. Porse, ata thonë se pavarësisht kësaj, takimet nuk duhet të refuzohen nga asnjëra palë.

Kosova nxënës i keq në syrin e botës.

Kështu është përshkruar relacioni i Kosovës me Shqipërinë.

Sipas ish-diplomatëve, ky tensionim i raporteve mes kryeministrave Albin Kurti e Edi Rama, ka të bëjë me hatërmbetjet personale.

Sipas tyre, kjo e dëmton, veçanërisht imazhin ndërkombëtarë të Kosovës.

Ish-ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, mos-pajtimet ndërmjet tyre nuk duhet të shndërrohen në një klimë anti-shqiptare.

Ndërkohë, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, thotë se inatet duhen lënë anash kur je në qeverisje.

Ai ka renditur edhe disa nga arsyet që kanë atribuuar në inate mes dy liderëve.

Njohësi i çështjeve politike, Akri Çipa, mendon se relacionet mes dy kryeministrave është në kornizat e normales, porse sipas tij, kjo marrëdhënie personale mes Ramës e Kurtit ka ndikuar në raportet institucionale.

Rama e Kurti, kanë pasur raporte të tensionuara dhe jo të mira personale, prejse ky i fundit mori postin e kryeministrit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.