
Zëdhënësja Politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se Qeveria e Kosovës po manipulon lidhur me rangimin për sundimin e ligjit, raporton Gazeta10.
Halimi ka thënë se kjo është një propagandë politike.
Tutje, Halimi ka thënë se nuk ka manipulim që e mbulon mungesën e projekteve madhore.
Këtu keni statusin e plotë:
“Kur të mungojnë rezultatet qeverisëse, nuk të mbetet rrugë tjetër, veç të mburresh me absurditete. Dështimi të shtyn madje të tentosh ta shesës si sukses vendin e 57-të në ‘Ëorld Justice Project’, ndërkohë që mandatin e ke marrë kur ke qenë në vendin e 54-të. Nuk ka manipulim, nuk ka ‘Ëorld Project’ që e mbulon mungesën e projekteve madhore.
Vendi i 57-të këtë vit, pasi që vitin paraprak ke qenë i 60-ti është dështim, sepse në vitin 2020, Kosova ishte në vendin e 54-të. Pra, si përfundim, nuk ka propagandë që e mbulon punën dhe angazhimin e vërtetë në qeverisje.
Histeri partiake për sukses.
Propaganda s’duket ndryshe!”, ka shkruar Halimi në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10