
Siç dihet tashmë, sot do mbahet koncerti personal i reperit kosovar Capital T, “Time Capsule” i cili do mbahet në parkingun mbrapa Pallatit të Rinisë dhe aty do marrin pjesë këngëtarë të estradës shqiptare.
Kulminacioni i kësaj mbrëmje do jetë pasi do përformojë gjithashtu edhe reperi me famë botërore, Akon i cili mbërriti mbrëmë në Kosovë, ku zbarkoi rreth orës 21:00 në terminalin VIP të Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.
Reperi hollivudian ishte i shoqëruar nga Capital T i cili njëherësh edhe e ka ftuar që të jetë pjesë e koncertit të tij./Gazeta10