Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reshitaj për rastin e Bislimit: Serbia publikisht e dëshmoi sot që është shtet joserioz

Gazeta10
27 October 2022 - 23:16

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka komentuar sot rastin e zvkryeministrit Besnik Bislimi, që iu është dashur të kthehej nga Beogradi për në Prishtinë.

Reshitaj në Prime Time, ka deklaruar se ngjarja e sotme ishte mesazh i qartë për faktorin ndërkombëtar, se sa joserioz është Serbia, raporton Gazeta10.

“Sot Serbia e ka dëshmuar që është shtet joserioz, dhe këtë e ka dëshmuar publikisht, dhe mesazh shumë i qartë për faktorin ndërkombëtar…Prandaj, vet qasja kushtimisht me tallje për zvkryeministrin e Kosovës 80 km para se të futej në Beograd, tregon për një qasje joserioze të një shteti me të cilin ne tentojmë të krijojmë një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë ajo./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.