
Trajneri holandez, Erik ten Hag i ka ditët e numëruara të Manchester United.
Mediat në angli, Daily Mail, Mirror dhe Sky Sports, raportojnë se Ten Hag e ka humbur mbështetjen të nje pjesë e lojtarëve, raporton gazeta10.
“Një numër lojtarësh të lartë të Manchester United thuhet se po vënë në dyshim qasjen dhe taktikat e Erik ten Hag. Disa besojnë se janë detyruar të stërviten shumë këtë sezon, ndërsa të tjerë mendojnë se trajneri është shumë autoritar”, raportojnë mediat angleze.

Kujtojmë që Manchester Unitedi pas 14 xhirove në Premierligë ka grumbulluar 24 pikë – tetë fitore dhe gjashtë humbje.
Ekipi nga ‘Old Trafford’ në javën e 15-të do të ballafaqohen me Chelsean, nesër duke filluar nga ora 21:15.
Mbetet të shihet deri të mërkuren nëse Ten Hag vazhdon ta ketë besimin e pronarëve të Unitedit, apo do të shkarkohet para derbit me ekipin londinez. /Gazeta10/