Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Rexhaj: Më 1 shtator do ta vendosim reciprocitetin, pavarësisht rebelimit të serbëve

Gazeta10
22 August 2022 - 20:49

Deputeti i partisë në pushtet, Arbër Rexhaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur që më 1 shtator të aplikoj masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, shkruan Gazeta10.

Kjo sipas Rexhajt do të realizohet pavarësisht presionit që serbët do ta kenë nga presidenti serb, Vuçiq si dhe duke i pasë parasyshë edhe rebelimet e mundshme të tyre përmes formave të ndryshme.

“Reciprociteti do të vendoset më 1 shtator. Lista Serbe bën çfarë i thotë Vuçiqi e Beogradi zyrtar. Pa marrë parasysh presionit, ai nuk do t’ia arrij, sepse reciprociteti do të vendoset edhe nëse serbët do të rebelohen. Ne kemi institucione të sigurisë”, tha Rexhaj në Politiko./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.