Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Rey Manaj vazhdon shkëlqimin te Sivasspori, shënon tregolësh në Kupën e Turqisë

Gazeta10
02 November 2023 - 13:47

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj ka shënuar tri gola në ndeshjen e sotme (e enjte) të Sivassporit kundër Hopaspor.

Sivasspor ka marrë një fitore të madhe 4-0 ndaj Hopaspor në ndeshjen e 1/64-tës së Kupës së Turqisë duke u kualifikuar tutje.

Më meritori për fitoren dhe kualifikimin e Sivassporit ishte sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, i cili shënoi het-trik brenda pjesës së parë.

Golin e parë Manaj e shënoi në minutën e gjashtë për 1-0, ndërsa dy golat tjerë erdhën në minutat 35’ dhe 42’ për epërsinë 2-0 dhe 3-0.

Me këto tri gola, sulmuesi 26-vjeçar shkon në kuotën e pesë golave nga nëntë ndeshje në të gjitha garat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.