Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rezultatet aktuale pas 99.72% të votave të numëruara: Shpërndarja e deputetëve krijon paqartësi të madhe

Gazeta10
14 February 2025 - 9:11

Deri më tani në Kosovë janë numëruar 99.72% të votave të hedhura më 9 shkurt, duke mos llogaritur votat me postë, votat në përfaqësi diplomatike, si dhe votat me kusht

Ndonëse kanë mbetur edhe rreth 100 mijë vota për t’u numëruar ditëve në vazhdim, nuk pritet që rezultati aktual të ndryshojë drastikisht.

Për momentin, me pothuajse të gjitha votat e hedhura në Kosovë të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 40.84% të votave.

Në vendin e dytë qëndron PDK-ja me 22.05% të votave, LDK-ja është e treta me 17.67%, ndërsa AAK-NISMA ka 7.45%.

Bazuar në këto rezultate, LVV do të ketë 47 deputetë, PDK do të ketë 25 sosh, LDK do të marrë 20 dhe AAK-NISMA me 8.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.