Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ri-përtrirja e dokumentacioneve, ANP “Adem Jashari” njofton se nuk lejohet qasja në fluturim pa dokumente valide

Gazeta10
08 December 2022 - 15:17

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar se nuk do të lejohet qasja në fluturim pa dokumentacion valid, raporton Gazeta10.

Në njoftim bëhet e ditur se qasja në fluturim do të ju lejohet vetëm atyre që kanë dokumentacion valid.

Më tej, në njoftim është dhënë edhe një link ku mund  të merren informacione shtesë lidhur me ri-përtrirjen e dokumentacioneve.

Këtu keni statusin e plotë:

“Tё dashur udhёtarё,

Ju informojmё se pёr tё udhёtuar pёrmes Aeroportit Ndёrkombёtar tё Prishtinёs “Adem Jashari”, qytetarёt e Republikёs sё Kosovёs, patjetёr duhet tё jenё tё paisur me dokumentacion tё vlefshёm pёr udhёtim.

Udhёtarёve me dokumentacion tё skaduar tё udhёtimit tё lёshuar nga Republika e Kosovёs nuk do t’ju lejohet casja nё fluturim.

Pёr informata shtesё nё lidhje me ri-pёrtrirjen e dokumentacionit tё udhёtimit ju lusim qё tё vizitoni Ueb Faqen e Ministrisё sё Punёve tё Brendshme tё Republikёs sё Kosovёs nё linkun nё vijim:

https://mpb.rks-gov.net/f/57/3728/Njoftim-per-media”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.