Riccardo Calafiori ka pësuar një lëndim dhe mund të jetë mungesa e madhe e Arsenalit për sfidën kundër Paris Saint-Germainit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Calafiori kishte një shqetësim të vogël në përballjen kundër Leicester Cityt, me ç’rast mund të mungojë në përballjen kundër parisienëve.
Mbrojtësi italian ka startuar në tre ndeshjen e fundit me “Topçinjtë”, dy herë si mbrojtës i majtë kundër Manchester Cityt dhe Leicesterit, ndërsa në qendër të mbrojtjes kundër Boltonit.
22-vjeçari po ashtu realizoi gol në ndeshjen kundër Manchester Cityt.
Arsenali në verë shpenzoi 45 milionë euro për transferimin e mbrojtësit italian.