Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rid Berisha pyet Rexhaj: Pse me i mbrojtë VV-ja njerëzit që kryejnë korrupsion?

Gazeta10
02 Maj 2024 - 21:39

Gazetari Ridvan Berisha në emisionin “Politiko” derisa ishin duke diskutuar për korrupsionin në Qeveri i ka parashtruar një pyetje deputetit të VV-së, Arbër Rexhaj.

Berisha e ka pyetur Rexhajn se përse Vetëvendosja po i mbron njerëzit që po kryejnë korrupsion, raporton Gazeta10.

“Kemi Ministrinë e Infrastrukturës që është me tendera njëburimorë, kemi ministren Rozeta Hajdari që devijon deklaratat e saj nga shkuarja në prokurori, kemi zotin Krasniqi, kemi Martin Berishaj, e kemi kryeshefin e Ibër Lepencit, Faruk Mujka të cilit ju kanë zënë mbi 60 milionë euro, kemi gjithashtu edhe një deputet tjetër të cilët ju kanë zënë 60 milionë euro, unë e kom këtë pyetje Arbër si është e mundur qikaq shumë imunitet me ju ofru një parti që ka ardh me kauzën e shpresës, pse mos mu distancu së paku politikisht sepse punën e hetuesisë e kryejnë organet e pavarura si është prokuroria dhe gjykata, por mos të harrojmë se Raporti i DASH-it nuk i përfshin këto kontrata një burimore, prandaj spo e kuptoj pse me i mbrojtë Vetëvendosja njerëzit që kryejnë korrupsion”, tha ai në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.