Gazeta10

Rifillon takimi Kurti – Vuçiq

Në Ohër ka filluar përsëri edhe një takim trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Palët paraprakisht ishin takuar edhe në një takim trepalësh rreth orës 15:30, takim ky i cili kishte zgjatur rreth 1 orë e 10 minuta.

Ekipi i Kanal10 që po qëndron në Ohër, ku edhe po mbahet takimi raportoi se nga Qeveria e Kosovës e kanë konfirmuar  se palët kanë përfunduar pjesën e parë ta takimit rreth orës 17:00 dhe pritej të rikthehen përsëri në tavolinë të dialogut.

Pas takimit trilateral është paralajmëruar konferencë nga shefi i BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell.

Në këtë takim, sipas njoftimit zyrtar të BE-së në këtë takim është duke u diskutuar udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar tashmë më 27 shkurt në Bruksel.

Para se të fillojë takimi, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Josep Borrell, ka takuar veç e veç liderët e të dyja vendeve.

Para takimeve, Borell tha se sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot janë kthyer kah Ohri./Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë