Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Rihanna do të performojë në Super Bowl

Gazeta10
26 Shtator 2022 - 17:17

Artistja shumëdimensionale, Rihanna po rikthehet në skenën muzikore.

Ajo do të performojë në shfaqjen më të rëndësishme të futbollit amerikan, Super Bowl half-time show, raporton Gazeta10.

Kjo u bë e ditur të dielën nga NFL (Liga Kombëtare e Futbollit), teksa edhe vet Rihanna postoi një fotografi në rrjetin social Instagram.

Super Bowl do të mbahet më 12 shkurt, ndërsa kujtojmë se më 2019 artistja pati refuzuar të performonte në këtë event në mbështetje të Colin Kaepernick, i cili protestoi ndaj brutalitetit të policisë kundër njerëzve me ngjyrë dhe pakicave duke u gjunjëzuar gjatë himnit kombëtar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.