Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

RIKTHEHEN EMOCIONET E LIGËS SË KAMPIONËVE

Gazeta10
13 Shkurt 2023 - 16:58

Liga e Kampionëve rikthehet nga një pushim i gjatë që nga nëntori i viti të kaluar.

Këtë javë në kuadër të Champions League zhvillohen katër ndeshje, ku dy do jenë të martën kurse dy ndeshjet e tjera do jenë të mërkuren.

Të martën në ora 21:00  do të përballen Paris Saint-German – Bayern Munich dhe gjithashtu në këtë kohë do zhvillohet ndeshja mes AC Milan – Tottenham.

Skuadra gjermane kërkon të arrijë kuotën e 20 ndeshje radhazi pa humbje kur takohet me liderët e Ligue 1.

“Parisienët” duhet të rikthehet nga humbja e fundjavës në Superligën franceze ndaj Monakos.

Skuadra franceze ka humbur dy ndeshje radhazi dhe përballet me një skuadër gjermane që është e pamposhtur në 19 ndeshje në të gjitha garat.

AC Milan rikthehet pas një fitore kundër Torinos, me këtë fitore renditet në vendin e pestë me 41 pikë të grumbulluara gjithsej.

“Spurs” pas një humbje të thellë prej 4:1 ndaj Leicesterit, kërkon fitoren si mysafir në Milano.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.