Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rikthehet “Adresa e Ankesave”, zëri i qytetarëve në ekranin e televizionit Kanal10

Gazeta10
06 April 2026 - 7:48

Nga kjo e hënë ka nisur transmetimin sezoni i ri i emisionit “Adresa e Ankesave”, i moderuar nga gazetarja Arta Mustafa në televizionin Kanal 10.

Përmes këtij formati, qytetarët do të kenë mundësinë të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe të adresojnë problemet me të cilat përballen në qytetet ku jetojnë. Emisioni synon të shërbejë si një urë lidhëse mes publikut dhe institucioneve, duke sjellë në vëmendje çështje të komunitetit, shkruan Gazeta10.

Përmes numrave të kontaktit që shfaqen në ekran, nga e hëna deri të premten, nga ora 07:00 deri në 08:30, qytetarët mund të komunikojnë drejtpërdrejt me redaksinë. Ndërkohë, gazetarët e Kanal 10 do të jenë në terren, pranë shqetësimeve të qytetarëve, për të trajtuar dhe pasqyruar nga afër problemet e tyre.

“Adresa e Ankesave” rikthehet me një fokus të shtuar tek zëri dhe hallet e  qytetarëve qysh nga dita e parë, ku një ekip i televizionit veçse ndodhet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Përmes linkut të mëposhtëm, ju mund ta ndiqni LIVE:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.