
Në Ukrainë të martën është rikthyer futbolli, ku ka nisur stinori i ri përkundër pushtimit nga Rusia, i cili ka filluar muaj më parë e po vazhdon edhe më tutje.
Në duelin e parë të një stinori të pazakonotë të Premier Ligës së Ukrainës janë takuar Shakhtar Donetsku dhe Metelisti 1925 nga Kharkivi.
Ndeshja e cila është zhvilluar në stadiumin Olimpik në kryeqytetin e Ukrainës ka përfunduar pa gola 0:0.
Padyshim para ndeshjes kishte një ceremonië hapëse ku futbollistët e dy skuadrave dhe gjyqtarët janë future në fushë me flamurin e Ukrainës të vendosur prapa krahëve.
Topin e parë të takimit e nisi një ushtar nga Forcat e Armatosura të Ukrainës derisa futbollistët para ndeshjes kishin mbajtur panon me mbishkrimin “Ne kemi kurajon e njëjtë”.
Futbollisatët e Shakhtarit, kishin të veshura fanella me mbishkrimin “Donetsk. Ukraina do të fitoj”, ndërsa ata të Metalistit 1925, e kishin mbishkrimin “Kharkiv. Ukraina do të fitojë”.
Gjithashtu në fanellat e para ndeshjes, të dy ekipet e kishin të vendosur logon e forcave të armatosura të Ukrainës.