Këtë fundjavë rikthehet para ekranit Premier League, me xhiron e 36-të, ku në program janë disa ndeshje mjaft interesante.
Lideri i tabelës Manchester City, këtë xhiro do të udhëtojë në qytetin e Liverpoolit aty ku do të luajë si mysafir i Evertonit. Ekipi i udhëhequr nga Pep Guardiola synon tre pikët në këtë takim për të vazhduar në pozitën e parë në tabelë.
Kjo ndeshje luhet ditën e shtunë dhe nis me fillim nga ora 15:00.
Arsenali nuk do të ketë punë aspak të lehtë këtë vikend. “Topçinjtë” presin në “Emirates” skuadrën problematike të Brightonit. Të besuarit e Mikel Artetas vijnë hyjnë në këtë ndeshje me ndjesi pozitive pas fitores javën e kaluar si mysafir i Newcastle United.
Ky takim do të zhvillohet ditën e diel dhe fillon në orën 17:30.
Manchester United këtë fundjavë do te jetë nikoqir i ekipit të Ëolves. “Djajtë e Kuq” synojnë rikthimin tek rezultatet pozitive, pasi janë pa fitore në 2 xhirot e fundit, teksa po vazhdojnë luftën për një pozitë që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Kjo ndeshje është paraparë të luhet ditën e shtunë dhe nis në orën 16:00.
Liverpool do të udhëtojë në “King Power Stadium” aty ku do të përballet me Leicesterin. “Të Kuqtë” pas një starti të dobët të sezonit kanë marrë veten së fundmi dhe janë në kërkim të fitores së 7-të radhazi në Premier League.
Kjo ndeshje do të luhet ditën e hënë dhe fillon në ora 21:00.
Chelsea këtë xhiro do të jetë nikoqir i Nottingham Forest. “Blutë e Londrës” që kanë hasur në shumë probleme kohëve të fundit synojnë fitoren në këtë përballje për të vazhduar me rezultate pozitive në ligë, pas fitores ndaj Bournemouth javën e kaluar.
Ky takim do të luhet ditën e shtunë dhe nis me fillim nga ora 16:00.