
Këtë fundjavë rikthehet Serie A ku në program janë disa ndeshje mjaft interesante.
Sfidat hapëse të kësaj xhiroje luhen ditën e premte ku do të përballen Cremonese – Empoli dhe Spezia – Lazio.
Lideri i tabelës Napoli pret në “Diego Aramando Maradona” këtë vikend skuadrën e Hellas Veronës. Skuadra e udhëhequr nga Luciano Spalletti synon të vazhdojë me rezultate pozitive në ligë. Ky takim luhet ditën e shtunë dhe nis me fillim nga ora 18:00.
Milan do të udhëtojë në “Renato Dall’Ara” aty ku do të përballet me ekipin e Bolognës. “Rossonerët” kërkojnë rikthimin tek fitoret pas barazimit xhiron e kaluar ndaj Empolit në shtëpi. Kjo ndeshje zhvillohet ditën e shtunë dhe fillon në orën 15:00.
Inter do të jetë nikoqir i Monzës në “San Siro”. Të besuarit e Simone Inzaghi do të kërkojnë rikthimin e serisë pozitive të rezultateve në ligë pasi kanë dështuar ta bëjnë këtë në 4 ndeshjet e fundit. Ky takim është paraparë të zhvillohët ditën e shtunë me fillim nga ora 20:45.
Juventusi këtë xhiro do të ketë punë me Sassuolon. “Zonja e Vjetër” kërkon tri pikët me qëllim që të vazhdojë luftën për një pozitë e cila dërgon në gara europiane sezonin e ardhshëm. Kjo ndeshje luhet të dielën me fillim nga ora 18:00.
Roma këtë vikend do të luajë si vendas ndaj Udineses. Ekipi i udhëhequr nga Mourinho kërkon tri pikët në luftën e ashpër që po zhvillohet për një pozitë në tabelë që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. Ky takim luhet ditën e diel, dhe nis me fillim nga ora 20:45
Tabelës së elitës së futbollit italian i prin Napoli me 74 pikë e ndjekur nga pas me Lazion e cila ka 58 sosh dhe top katërshen e përbmyllin ekipet e Milan dhe Inter .